Rritja e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe zhvillimit të projekteve që kanë për qëllim të promovojnë aspekte të ndryshme të çështjeve gjinore, mbeten ndër prioritetet e #RRGSH. Për këtë arsye përfaqësueset e RRGHS-së relizuan një takim koordinues edhe me Zyrën për Zhvillimin e Projekteve dhe Ndërkombëtarizimin pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Të dyja palët u dakorduan mbi forma të ndryshme të partneritetit lidhur me aplikimet e ardhshme në grantet rajonale dhe ndërkombëtare.

