THEMELUESIT E RRGSH:
Drita Memeti – Drejtoreshë Ekzekutive
Drita është doktor i Shkencave Politike, aktualisht ligjëruese në Universitetin e Tetovës. Gjatë karrierës së saj përkrah punës gjithmonë ka qenë aktive në sektorin joqeveritar gjë që e shtyni edhe të marri iniciativën për themelimin e Rrjetit të Grave në Shkencë. Si kryetare e RRGSH-ës, Drita organizon dhe planifikon aktivitetet e kësaj organizate.
Contact: dritamehmedi@gmail.com
Elizabeta Bajrami Ollogu – Zëvendës Drejtore
Elisabeta Bajrami Ollogu është e angazhuar si ligjëruese e Politikave Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup, ku edhe drejton departamentin e Punës dhe Politikës Sociale. Profili i saj akademik është një kombinim i shkencave shoqërore dhe juridike, me fokus të veçantë në shkencat shoqërore. Interesat e saj akademike janë të përqëndruara në nënfushat si: sistemet e sigurisë sociale, studimet gjinore, migrimi, politika familjare, etj, në vendet e Evropës Juglindore.
Contact: elisabetabajrami@gmail.com
Diturije Ismaili – Koordinatore e Projekteve
Diturije Ismaili ka doktoratë në menaxhimin e projekteve të BE -së nga Fakulteti Juridik në Univrsitetein “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ajo është lektore në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin Nënë Tereza dhe Koordinatore Akademike për Projektet e BE -së. Ajo ka fituar përvojë ndërkombëtare ndërsa ka punuar si Shefe e Kërkimeve në UEJL dhe Universitin Epoka në Tiran për 16 vjet ku edhe ka udhëhequr disa TEMPUS, ERASMUS+, FP7, COST, dhe projekte të tjera të brendshme dhe të jashtme. Ajo është eksperte e Arsimit të Lartë dhe ka qenë e angazhuar me Agjencinë Kombëtare të Akreditimit për Akreditimin Institucional Shqiptar dhe aktualisht si eksperte e jashtme për vlerësimin e projekteve Erasmus + ne Repubiken e Maqedonis së Veriut.
Contact: diturije@hotmail.com
Hiriete Ziberi – Mbikëqyrëse e Projekteve
Hiriete Ziberi ka profesionin e etnologes, aktualisht është ligjëruese në Universitetin e Tetovës. Në Rrjetin e Grave në Shkencë Hirieti ka rolin e mbikëqyrjes së projekteve me çka ndjek për afërmi rrjedhën e zhvillimit të tyre.
Contact: ziberi.hiriet@gmail.com
Besa Kadriu – Organizatore e Komunitetit
Besa Kadriu – Doktor Shkence, dhe ligjëruese në Universitetin e Evropës Juglindore- në fakultetin e shkencave Shoqërore Bashkëkohore. E apasionuar në fushën e studimit të administrimit publik dhe politikave publike. Fokus të veçantë i vë studimit të politikave të barazisë gjinore, si pjesë e dimensionit të zhvillimit të qëndrueshëm, ku edhe përkon arsyetimi i kontributit në këtë OJQ!
Contact: besa.kadriu@seeu.edu
KËSHILLI I RGSH:
Kaltrina Zekolli Shaqiri – Koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun
Kaltrina Zekolli Shaqiri, PhD: përfundoi studimet master dhe ato të doktoraturës në fushën e të drejtës civile, në Universitetin Shën Kirili dhe Metodij, Republika e Maqedonisë Veriore. Ajo është ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Nënë Tereza, Shkup. Interesat shkencore: e drejta civile, familja, shkurorëzimi, të drejtat e fëmijëve, etj.
Contact: kaltrina.zekolli@unt.edu.mk
Merita Zulfiu – Menaxhere e Financave
Merita Zulfiu Alili, PhD: përfundoi studimet master dhe doktoraturë në fushën e ekonomisë në Universitetin Staffordshire, Mbretëria e Bashkuar. Ajo është Profesor Inordinar në fushën e ekonomisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Universiteti i Evropës Juglindore, Maqedonia e Veriut. Interesat shkencore të Meritës janë: pabarazia në tregun e punës, migrimi i punës, investimet e huaja direkte, ekonomitë në tranzicion, etj.
Contact: m.zulfiu@seeu.edu.mk
Ardita Abduli Reka – Koordinatore për Anëtarësimet
Ardita Abduli Reka – Studimet master në fushën e sociologjisë së devijimeve i përfundoi në Institutin Sociologjik të Universitetin Kirili dhe Metodij në Shkup, ndërsa studimet e doktoraturës në po të njejtën fushë i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Republika e Shqipërisë. Aktualisht është Docent Profesor në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Tetovës, Republika e Maqedonisë së veriut. Fushat shkecore-hulumtuese: devijimet shoqërore,sistemi arsimor, politika sociale dhe studimet urbane.
Contact: ardita.abduli@unite.edu.mk
Hana Saliu Rusi – Asistente e Projekteve
Hana Saliu është dorkor i shkencave të Psikologjisë. Punon si profesor inordinar në Fakultetin Filozofik – drejtimi Psikologji pranë Universitetit të Tetovës. Hana është edhe EMDR dhe EMI terapiste dhe këto shkathtësi i përdor edhe në dhënien e përkrahjes psikologjike personave që kanë nevojë.
Contact: hanasaliu@gmail.com
Arta Xhelili – Asistente e Projekteve
Arta Xhelili është mësimdhënëse në Universitetin “Nënë Tereza”, në Fakultetin e Shkencave Sociale, programi studimor Media dheKomunikim Ndërkulturor. Përfundoi studimet e doktoraturës në fushën e komunikimit pranë universitetit “Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe studimet e magjistraturës në Komunikim Organizativ dhe Profesional dhe Zhvillim tëTrajnimeve pranë Ball State University në Indiana të SHBA-së. Interesat kërkimore të saja qëndrojnë nëfushën e komunikimit, studimeve gjinore dhe medias. Arta Xhelili aktualisht jeton në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Contact: arta.xhelili@unt.edu.mk
Olga Poposka – Asistente e Projekteve
Ollga Popovska ёshtё docente dhe ligjeron nё lёndёt e fushёs sё kimisё nё Fakultetin e shkencave teknologjike pranё Univerzitetit “Nёnё Tereza”-Shkup. Ajo ka shkruar mё shumё punime shkencore dhe ka marrё pjesё nё mё shumё takime shkencore (https://scholar.google.com/).
Contact: olga_popovska@yahoo.com