RRETH NESH

Rrjeti i Grave në Shkencë” synon të nxisë dëshirën për veprim të çdo gruaje që eksperiencën e saj të fituar gjatë niveleve të ndryshme arsimore, ta shfrytëzojë në të mirë të përgjithshme me çka do të arrihet edhe mundësia për bashkëpunim midis grave në vend dhe rajon.

Misioni

Promovimi i grave në fushën e kërkimit shkencor.
Krijimi i mundësive për avancimin e grave në jetën kërkimoro-shkencore.
Mbështetja e grave që njohuritë e fituara nga profesioni i tyre ti përdorin në të mirë të përgjithshme.
Inkurajimi i grave që eksperiencën e tyre nga fusha e dijes dhe kërkimit ta promovojnë në vend dhe rajon.
Bashkëpunimi dhe rrjetëzimi i grave kërkuese në realizimin e hulumtimeve në fusha shkencore të interesit të ngjashëm.
Përkrahje profesionale e studiueseve të reja të cilat duan të arrijnë ngritje individuale në fushën e arsimit dhe shkencës.
Avancimi i kapaciteteve dhe aftësive studiuese të grave dhe vajzave.
Përforcimi i shkathtësive dhe aftësive të grave në fushën e kërkimit shkencor.

Vizioni

Vizioni ynë është që të promovojmë gratë dhe vajzat e diplomuara, studentet dhe studiueset e rejatë cilat merren me kërkim shkencor, por jo vetëm, në vendin tonë. Nëpërmjet projekteve të ndryshme synojmë të përkrahim çdo grua dhe vajzë e cila ka ambicie dhe vepron në fushat e ndryshme shkencore në aspekt kombëtar dhe ndërkombëtar.