Përfaqësuese të RRGSH-së patën rastin, që në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të zhvillonin një takim pune me ish-presidenten, Znj. Atifete Jahjaga dhe njëkohësisht themeluese e Fondacionit Jahjaga.
Gjatë takimit u bisedua mbi idenë e themelimit të RRGSH-së, vizionin dhe misionin e organizatës dhe Znj. Jahjaga si një advokuese e palodhur e të drejtave të grave dhe vajzave e çmoi tepër iniciativën e themelimit të këtij rrjeti. Ajo gjithashtu inkurajoi që të vazhdohet përpara drejt realizmit të aspiratave të përbashkëta, duke ndarë edhe disa këshilla mjaft të vyera mbi aktivitetet e ardhshme
Takimi u përmbyll duke diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit me organizata dhe aktorë të tjerë nga vendet e Rajonit, të cilët ndajnë të njëjta interesa të ngjashme kërkimore dhe të aktivizmit lidhur me çështjet gjinore.