Takim pune mes RRGSH dhe Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Rrjeti i Grave në Shkencë realizoi takim me përfaqësues të kabinetit të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Znj. Havushe Leskovica-Ismaili shefe e Kabinetit, Znj, Hajrije Elezi këshilltare shtetërore si dhe sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie Z. Rami Qerimi.

Në takim u bisedua për shumë çështje të cilat janë në interes të dyja palëve, me theks të veçantë  bashkëpunimin institucional, realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të caktuara si dhe ndarjen e përvojave të ndryshme nga të dy palët.

Në fund të këtij takimi, përfaqësueset e Rrjetit të Grave në Shkencë shprehën falënderimet e tyre për mikpritjen, kohën dhe mbështetjen që u ofrua nga kjo ministri, duke lënë të hapura mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *