Rrjeti i Grave në Shkencë realizoi takim zyrtar me Komunën e Tetovës

Rrjeti i Grave në Shkencë, përfaqësuar nga kryetarja Znj.Drita Memeti dhe anëtarja Znj. Zamira Bexheti, sot realizuan takim zyrtar në Komunën e Tetovës me Kryetarin e Komunës Z. Bilall Kasamin.

Gjatë këtij takimi përfaqësueset e RRGSH-së folën mbi idenë e krijimit dhe mënyrën e funksionimit të rrjetit, ku ndër të tjera potencuan fushat me interes të veçantë për veprimtarinë e organizatës.

Në takim u bisedua gjithashtu për shumë çështje të cilat janë në interes të dyja palëve, me theks të veçantë bashkëpunimin institucional dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

Në fund të këtij takimi, përfaqësueset e RRGSH-së shprehën falenderimet e tyre për mikpritjen, kohën dhe mbështetjen që u ofrua nga kryetari i Komunës, duke lënë të hapura mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *