Rrjeti i Grave në Shkencë, përfaqësuar nga Kryetarja Znj.Drita Memeti ishte pjesë e diskutimit televiziv “Polemikë” ku së bashku me përfaqësuese nga organizatat e tjera u diskutua mbi fenomenin e pedofilizimit si një problem mjaft serioz dhe kërcenim permanent ndaj fëmijëve.
Gjatë këtij diskutimi kryetarja e RRGSH-ës foli edhe për iniciativat e ndërmarra nga Rrjeti i Grave në Shkencë me qëllim që të mbështesin fëmijët që janë të dhunuar. Në fokus të këtij debati ishin protestat dhe marshi i organizuar së fundmi në qytetin e Tetovës ku qindra qytetarë dolën për të ngritur zërin në shenjë revolte dhe solidarizimi me vajzën 11 vjeçare të dhunuar në shtetin fqinjë të Kosovës.
Video e emisionit: https://www.facebook.com/Tv.Koha.Tetove/videos/780058569706254