Me ftesë të Prorektores për Arsim Znj. Hristina Spasevska nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodij’, Rrjeti i Grave në Shkencë realizoi ditën e djeshme vizitë pune në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit të këtij universiteti.
Përfaqësueset e RRGSH-ës u pritën nga Prodekania për Shkencë e Fakultetit, Prof. Dr. Sonia Gegovska dhe profesoreshat Prof. Dr. Lihnida Stojanovska Georgievska dhe Doc. Dr. Ivana Sandeva.
Në kuadër të këtij takimi u bisedua gjerësisht mbi sfidat e e vajzave dhe grave në fushën e kërkimit shkencor, stereotipet mbi profesionet e kuptuara si profesione mashkullore si dhe mbi atë sesi bashkarisht me Rrjetin e Grave në Shkencë të mund të bashkëpunohet më tej në projekte të përbashkëta në fusha të kërkimit, arsimit dhe shkencës.