Në suazat e projektit “Rrjetëzojmë organizatat që promovojnë gratë dhe vajzat në shkencë”, pas takimeve në Republikën e Kosovës, RRGSH vazhdoi me zbatimin e projektit duke realizuar një sërë takimesh me organizata dhe iniciativa të ndryshme në Republikën e Shqipërisë.
Këto takime kanë për qëllim të lidhin dhe përforcojnë marrëdhëniet mes organizatave apo iniciativave tjera të cilat janë themeluar e funksionojnë për të njëjtin qëllim ose qëllim të ngjashëm me #RRGSH.
Takimi i parë u zhvillua me përfaqësueset e qendrës Scidev (The Science and Innovation for Development Centre) një qendër kërkimore e cila ndër të tjera e ka themeluar edhe rrjetin e grave në STEM #NAWSTEM. Gjatë këtij takimi u ndanë projektet dhe aktivitetet e të dyja palëve si dhe u diskutua mbi format e bashkëpunimit konkret në të ardhmen e afërt.