Shkencë nën pjesëmarrjen e qindra grave dhe vajzave që e duan dijen dhe shkencën.
Gjatë hapjes solemne, fjalë rasti kishte bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Znj. Elizabeta Gjorgjievska, mbështetëse e fuqishme e lëvizjes së grave dhe përpjekjeve të tyre për trajtim të njëjtë në arsim, shkencë dhe kudo ku gratë veprojnë.
Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe Z. Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës i cili shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton, për më shumë mbështetje ndaj vajzave dhe grave që merren me arsim dhe shkencë.
Manifestimi u përshëndet nga kryetari i komunës së Çairit, Z. Visar Ganiu, i cili nën cilësinë e mbështetësit të manifestimit dhe nën cilësinë e kryetarit të komunës që drejton, shprehu rëndësinë e të pasurit një organizatë të këtij lloji në vendin tonë dhe se komuna që ai drejton gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunime të tilla edhe në të ardhmen.
Në fund të hapjes solemne, me fjalë rasti u drejtua edhe nënkryetarja e RRGSH-së, Znj. Elisabeta Bajrami Ollogu për ti uruar mirëseardhjen të pranishmëve dhe për ti falenderuar në emër të Rrjetit të Grave në Shkencë për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin.
Në pjesën e dytë të programit u realizua një panel diskutimi me gra dhe vajza të shquara, disa me më shumë përvojë në fushën e kërkimit shkencor e disa më të reja, të cilat ndanë me të pranishmit rrugëtimin e tyre personal dhe profesional në arsim dhe shkencë.
Znj. Myqereme Rusi, profesoreshë universitare, Universiteti i Tetovës
Znj. Hristina Spasevska, prorektore për Arsim, “Shën Kirili dhe Metodij“- Shkup
Znj. Diana Kastrati, profesoreshë universitare, Universiteti i Tiranës (online)
Znj. Ajtene Qamili Hajdari, profesoreshë e Albanologjisë, “Shën Kirili dhe Metodij“- Shkup
Znj. Drita Kadriu, themeluese e Rrjetit të Grave në Arsim dhe Shkencë, Kosovë
Znj. Elmedina Asani, Neurokirurge, Klinika Shkup
Në fund të manifestimit, RRGSH nën kujdesin e veçantë të kryetares Znj. Drita Memeti, pati rastin që të nderonte me mirënjohje një numër të caktuar grash dhe vajzash të cilat kanë kontribut të çmuar në fushat e tyre përkatëse. Disa të lidhura direkt me kërkimin shkencor e disa të tjera për mbështetjen e ofruar ndaj grave në shkencë dhe jo vetëm:
Znj. Gëzime Starova, Znj. Zejna Halimi, Znj. Halide Palloshi, Znj. Liljana Gavrillovska, Znj. Rabije Murati, Znj. Ajshe Rexhepi, Znj. Lindita Ahmeti, Znj. Lihnida Georgievska, Znj. Suzana Aliu, Znj. Arta Hasani Bina, Znj. Sermine Purrini, Znj. Ajgyl Sulejmani, Znj. Mersiha Smailoviç, Znj. Valdete Adili.
I gjithë manifestimi u moderua nga Znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, kërkuese shkencore dhe njëherazi Koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun pranë RRGSH-së dhe u mbështet nga ekipi vijues:
Znj. Diturije Ismaili- koordinatore e projekteve
Znj. Hiriet Ziberi- mbikqyrëse e projekteve
Znj. Hana Saliu – protokoll
Znj. Ardita Abduli Reka- protokoll
Znj. Merita Zulfiu Alili – protokoll
Znj. Olga Popovska – protokoll
Znj. Arta Xhelili – protokoll