RRGSH realizoi takim zyrtar me kryetarin e Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti

Gjatë takimit u bisedua mbi funksionimin e RRGSH-së dhe mënyrave të ndryshme sesi Komuna Saraj dhe RRGSH mund të lidhin ura bashkëpunimi në realizimin e projekteve të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore dhe çështjeve të tjera që lidhen me të rinjtë, gratë dhe vajzat, komunitetin, etj.

Me mbështetjen e Komunës së Sarajit dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Komunës Saraj, Z. Blerim Bexheti, RRGSH do të implementojë projektin e rrjetëzimit me organizata tjera simotra në Shqipëri dhe Kosovë.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të gjenerojë sinergji me koleget nga organizata simotra që gjenden në trojet shqiptare, kryesisht në Shqipëri dhe në Kosovë, të cilat kanë përvoja me vlerë për të ofruar në formën e shkëmbimit të përvojave më të mira mes organizatave të themeluara për të njëjtin qëllim ose qëllim të ngjashëm. Për më tepër, projekti synon krijimin e aleancave strategjike në të ardhmen prej të cilave do të përfitojnë të gjitha palët e përfshira, qoftë përmes shkëmbimit të informacioneve shkencore dhe realizimit të projekteve të përbashkëta zhvillimore për gratë shqiptare të kyçura në arsim dhe kërkim shkencor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *