RRGSH pjesë e forumit të diskutimit mbi vlerat e Bashkimit Europian me rastin e 9 Majit – Ditës së Europës

Rrjeti i Grave në shkencë, përfaqësuar nga nënkryetarja e RRGSH-së Znj. Elisabeta Bajrami Ollogu, ishte pjesë e Forum Diskutimit mbi vlerat e Bashkimit Europian dhe perceptimet në nivel ekspertize mbi proceset dhe vendimarrjet e BE-së. Në këtë forum morën pjesë mbi 25 përfaqësues të ndryshëm nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe u diskutua gjerësisht mbi standardet europiane në fusha si ligji dhe e drejta, ekonomia, të drejtat e njeriut, proceset politike, sfera akademike, pushteti vendor, etj.

Në fjalën e saj, Znj. Elisabeta Bajrami Ollogu  foli mbi rolin dhe kontributin e shoqërisë civile në drejtim të reformave në kuadër të proceseve integruese si dhe punën dhe projektet konkrete të RRGSH-së përgjatë këtij viti, duke e theksuar veçanësinë e kësaj organizate dhe rolit të madh që ajo mund të ketë në kuadër të promovimit të barazisë gjinore në RMV, si vlerë e padiskutueshme e BE-së, tek e cila vendi aspiron të integrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *