Rrjeti i Grave në Shkencë sonte ju bashkangjit një dikutimi tejet të rëndësishëm online i cili bëri bashkë organizata të ndryshme nga i gjithë rajoni dhe ku në fokus ishte dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave.
Nga RRGSH, në këtë takim, folën qartazi mbi nevojën për aktivizim të vazhdueshëm dhe thellimin e bashkëpunimit mes organizatave, pavarësisht misionit dhe vizionit të ndryshëm që mund të kenë. Kjo është një çështje ku sektori civil duhet të bëhet bashkë dhe të jetë më i zëshëm.