Sot më 29.11.2021 në ambientet e Asociacionit për Afirmimin e Gruas u nënshkrua memorandum bashkëpunimi ndërmjet Rrjetit të Grave në Shkencë dhe Asociacionit për Afirmimin e Gruas.
Qëllimi i këtij memorandumi ishte krijimi i mundësive për bashkëpunim midis dy subjekteve të cilat u përfaqësuan nga Doc. Dr. Drita Memeti dhe Mr. Ajgyl Sulejman.
Në realizimin e kësaj iniciative morën pjese edhe anëtare tjera të dy organizatave të cilat ranë dakord që të ndajnë dhe harmonizojnë së bashku aktivitetet dhe projektet e ardhshme në fushat e përbashkëta të interesit dypalësh.
Rrjeti i Grave në Shkencë