Në vigjilje të ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, nën kujdesin e veçantë të bashkëshortes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, profesoreshës Elizabeta Gjorgievska, RRGSH mori pjesë në panel-diskutimin e organizuar.
Në këtë panel RRGSH u përfaqësua nga Koordinatorja e Marrëdhënieve me Publikun, njëkohësisht bashkë-themeluese e #Rrjetit të Grave në Shkencë, znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri e cila foli mbi sfidat e gruas në sferën shkencore, kyçjen aktive të saj në proceset vendimmarrëse dhe balancimin mes familjes dhe karrierës.
Në këtë panel morën pjesë edhe përfaqësues të rëndësishëm nga institucione të ndryshme, si ambasadori evropian z. Dejvid Geer, ministri Arsimit dhe Shkencës z. Jeton Shaqiri, prorektorë, profesorë dhe punonjës shkencor të lëmive të ndryshme.