Me ftesë të kabinetit të Ministrisë së Diasporës, Kryetarja e Rrjetit të Grave në Shkencë znj. Drita Memeti së bashku me eksperten e çështjes së migrimeve znj. Merita Zulfiu Alili morën pjesë në Konferencën vjetore “Vit i mundësive të reja” organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi i kësaj konference ishte që të nxjerrë në pah arritjet dhe sfidat që ka kaluar Qeveria gjatë vitit të kaluar duke diskutuar kështu edhe për projektet që do të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.
Përfaqësueset e RRGSH-së me interes të veçantë e ndoqën panel diskutimin mbi çështje e migracionit gjatë të cilit Ministri I Diasporës z. Xhemail Çupi foli mbi “Rolin e diasporës në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe zhvillimin e barabartë rural”, ku me fokus të veçantë u diskutua edhe mbi rolin e remitancave në zhvillimin e ekonomisë së vendit.