RRGSH mbështetëse e shkollës dimërore

Rrjeti i Grave në Shkencë kishte nderin dhe kënaqësinë që të mbështesë shkollën dimërore “Çështjet Gjinore, Kultura, Media dhe Veprimi Politik”, e cila u organizua nga Asociacioni për Afirmimin e Gruas dhe u mbështet nga nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik dhe RRGSH. Shkolla në fjalë u mbajt nga data 02.12.2021 deri më 05.12.2021 në formë hibride, gjegjësisht, online dhe me prezencë fizike, ku për nga aspekti shkencor, kjo shkollë u udhëhoq nga Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu e cila njëherazi është edhe nënkryetare e Rrjetit të Grave në Shkencë.

Fjalë rasti në hapjen e shkollës pati edhe kryetarja e RRGSH-së, Znj. Drita Memeti e cila vendosi theksin mbi rëndësinë e diskutimit mbi tema të tilla dhe uroi suksese mbi realizimin e shkollës.

Shkolla, në harkun e 4-ditëve, mblodhi të rinj, studentë, studiues të fushave të ndryshme dhe ligjërues nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Turqia dhe Holanda, duke krijuar një hapësirë të veçantë diskutimi mbi çështjet gjinore, rolin e kulturës në to si dhe mënyrat e realizimit të aktivizmit e veprimit politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *