“Përfshirja e grave dhe vajzave në programet arsimore dhe kulturore të komunës së Likovës”

Debat Publik me temë: “Përfshirja e grave dhe vajzave në programet arsimore dhe kulturore të komunës së Likovës”

Sot në komunën e Likovës, Rrjeti i Grave në Shkencë (RRGSH) së bashku me Qendrën për Hulumtime dhe Krijim të Politikave( Center for Research and Policy Making), realizuan debat publik me temë “Përfshirja e grave dhe vajzave në programet arsimore dhe kulturore të komunës së Likovës”. Në debat morën pjesë përfaqësues nga institucionet kulturore dhe arsimore lokale, përfaqësues nga Komuna e Likovës dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Gjithashtu debati u ndoq nga mediat lokale.

Gjatë këtij debati, koordinatorja e Qendrës për Hulumtime dhe Krijim të Politikave (CRPM), znj. Ljupka Trajanovska foli për rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, përfaqësueset e Rrjetit të Grave në Shkencë, znj. Drita Memeti në cilësinë e koordinatores së projektit si dhe znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri njëkohësisht edhe asistente e projektit prezantuan rezultatet e hulumtimit shkencor të realizuar gjatë periudhës gjashtë-mujore në rajonin e komunës së Likovës. Gjithashtu, znj. Imrane Shabani, koordinatore për mundësi të barabrta në Komunën e Likovës foli mbi rolin e institucionit dhe hartimin e programeve vjetore të po asaj komune.

Debati publik u realizua në kuadër të projektit “Përmes lenteve të grave” i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në debate janë përgjegjësi vetëm e zbatuesve të projektit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *