Përfaqësuese të Rrjetit të Grave në Shkencë realizuan takim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Z. Jeton Shaqiri dhe Znj. Nuran Kadriu Xhambazi nga kabineti i kësaj ministrie, ku fillimisht u bisedua gjerësisht mbi idenë e krijimit dhe platformën e funksionimit të RRGSH-së, projektet aktuale dhe planet e projekteve të ardhshme si dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes RRGSH-së dhe institucioneve të ndryshme në nivel lokal, nacional dhe ndërkombëtar.
Njëkohësisht, gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbi mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi të përbashkët i i cili do të vendoste urat e bashkëpunimit mes Rrjetit të Grave në Shkencë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Memorandumi u nënshkrua nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Jeton Shaqiri dhe Znj.Drita Memeti -Kryetare e RRGSH-së dhe ky memorandum hyri në fuqi nga data e nënshkrimit dhe do të jetë i vlefshëm për një periudhë tre vjeçare.