Marsh protestues në shenjë solidarizimi me të gjitha gratë, vajzat dhe fëmijët që janë viktima të dhunës

Rrjeti i Grave në Shkencë së bashku me Qendrën Cortex, Lëvizjen “Nëna dhe Fëmija”, “Qendra për mbështetjen e gruas-Tetovë” dhe “Qendra për të drejtat e njeriut”, të mbështetura nga Komuna e Tetovës marshuan në shenjë solidarizimi mbi ngjarjen e vajzës 11 vjeçare ditë më parë në qytetin e Prishtinës si dhe me të gjitha gratë dhe vajzat të cilat kanë qenë viktima të dhunës.
Disa nga motot nga marshimi i sotëm:
❌“Dhuna s’ka arsyetim”
❌“Dhuna është streha e fundit e dështakëve”
❌“Stop dhunës ndaj vajzave dhe grave”
❌“Largojini pedofilët nga institucionet arsimore”
❌“Bëhu burrë, respekto nënën, motrën dhe vajzën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *