“Gratë e fuqishme fuqizojnë gratë”

Nën moton “GRATË E FUQISHME FUQIZOJNË GRATË”, Rrjeti i Grave në Shkencë organizoi tryezë të rrumbullakët për të shënuar 8 – Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë tryezë morën pjesë gra nga fusha të ndryshme dhe ndanë përvojat nga fushat e tyre të ekspertizës mbi atë sesi të tregojmë “fuqinë e grave në shoqëri” dhe t’i motivojmë gjeneratat e reja për t’i ndjekur karrierat e tyre, duke u prezantuar shembuj të grave që përkundër barrierave të ndryshme, sfidave, stereotipeve, paragjykimeve kanë arritur të jenë lidere dhe në pozita udhëheqëse.

Për të përshëndetur të pranishmet fjalë rasti pati kryetarja e Rrjetit të Grave në Shkencë Znj. Drita Memeti e cila theksoi se Rrjeti i Grave në Shkencë edhe pse një organizatë relativisht e re ka ngjallur shumë interes për shumë gra dhe vajza që e duan dijen shkencën dhe hulumtimin dhe se lidershipi duhet të jetë në fokus të temave mbi barazinë gjinore.

Në këtë tryezë të rrumbullakët prezantuan qasjet e tyre

Znj. Milla Carovska – Ish Ministre e Punës dhe Politikës sociale si dhe ish-Ministre e Arsimit; Znj. Hyrme Gurra – Senatore në Universitetin e Tetovës dhe ish Ambasadore;

Znj. Mevlude Maliqi – Pronare e Fondacionit “Enver Maliqi” Shkup;

Znj. Gëzime Fejzi – Afariste e njohur dhe e suksesshme;

Znj Arta Xhelili – Profesoreshë e studimeve gjinore në Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup.

Prezantimeve të panelisteve ju bashkëngjitën edhe pjesëmarrëset e tjera në këtë tryezë të rrumbullakët të cilat nuk hezituan të parashtronin pyetje për panelistet si dhe të ngrinin çështje të tjera në interes të fuqizimit të gruas.

Ndër rekomandimet e nxjerra nga kjo tryezë e rrumbullakët:

  • për të hapëruar përpara një grua, duhet domosdoshmërisht të përkrahet edhe nga gratë e tjera. Solidariteti mes grave mbetet urë e rëndësishme bashkëpunimi
  • të luftohet në forma të ndryshme kundër paragjykimeve
  • të ofrohet mbështetje institucionale për gratë që ndërtojnë karrierat e tyre në fusha të ndryshme
  • të fuqizohen gratë në vendin e punës
  • të promovohen më tepër gratë lidere, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *