Rrjeti i Grave në Shkencë pjesë e realizimit të projektit financuar nga Bashkimi Evropian: “Through Gender Lenses” (i cili ka në fokus inicimin e politikave dhe iniciativave buxhetore si dhe monitorimin e zbatimit të planeve lokale të veprimit për barazi gjinore).
Në fazën e parë të këtij projekti Kryetarja e Rrjetit të Grave në Shkencë, Znj. Drita Memeti bashkë me koordinatoren e projektit Znj.Kaltrina Zekolli Shaqiri në ambientet e Komunës së Likovës realizuan takim pune me Qendrën për Hulumtime dhe Krijim të Politikave (CRPM) përfaqësuar nga koordinatorja e projektit në nivel republikan, Ljupka Trajanovska.
Përfaqësueset e RRGSH-ës dhe CRPM-ës u pritën nga Z. Bashkim Ademi Udheheqes i Sektorit per perkrahje te Kryetarit, Keshillit dhe menaxhim me resurset njerezore, Z.Valon Mustafa Koordinator për marrëdhënie gjinore si dhe Znj. Imrane Shabani zv. koordinatore për marrëdhënie gjinore.
Brenda këtij takimi u diskutua mbi aktivitetet të cilat do të realizohen në tre fazat e parapara të projektit, shtrirjen e këtyre aktiviteteve në territorin e Komunës së Likovës si dhe rezultatet dhe pritëshmëritë nga këto aktivitete.