11 SHKURT – DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE DHE VAJZAVE NË SHKENCË

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, këtë vit RRGSH vendosi ta shënojë pak më ndryshe duke e mbështetur iniciativën për krijimin e bibliotekës shqipe të Manastirit.
Ditën e djeshme, përfaqësueset e RRGSH-së e vizituan këndin e bibliotekës në Universitetin e Evropës Juglindore ku edhe po grumbullohen librat për bibliotekën e Manastirit. Gjatë kësaj vizite, patën rastin të informoheshin më tepër mbi iniciativën dhe të dhuronin një sasi të konsiderueshme librash nga fusha të ndryshme.
Shkenca është e lidhur me librin dhe libri me shkencën e gratë dhe vajzat janë pjesë e patjetërsueshme e të dyjave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *